Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi në Debat në A2 CNN se Kuvendi nuk do të zhvillojë punime normale as në seancë që është parashikuar të mbahet ditën e enjte.
Sipas Salianjit, skenat e reagimit opozitar janë të detyruara nga arroganca e qeverisë dhe ato do të vijojnë deri në momentin që do të pranohen 3 kërkesat e opozitës.
“Skenat në Kuvend janë reagim për atë që Rama e ka kthyer parlamentin si një çiflig. Nuk do të ketë normalitet, por protestë, revoltë dhe seancën e nesërme. Në këtë republikë kur shkon në vendin e punës, je i detyruar që për të hyrë në zyrën e deputetit ke një juntë ushtarake dhe për këtë arsye duhet të gjejmë një formë për të hyrë në godinë.
Nuk është një akt që e bëjmë me qejf. Qytetarët po përballen me dhunën e përditshme të kësaj qeverie, ne nuk e kemi zgjedhur me qejf këtë rrugë. Jemi në kushtet e një reagimi që për të marrë pjesë në mbledhjet e grupit bëjmë këto cirqe. Kishte 300 deputetë rreth e rrotull që ndiqnin deputetët nga pas”, tha Salianji.
/a.d