Ky është aksidenti i dytë i shënuar brenda një ore në Durrës.
Një mjet me përplasur një 57-vjeçar me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, sqaron policia./m.j