Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, e ka cilësuar të turpshme zgjedhjen e Agron Kuliçajt si anëtar të Komisionit të Etikës. Në një prononcim për “Panorama Sport” kreu i klubit durrsak e cilësoi të paprecedentë zgjedhjen e tij.
“Është absurde që Kuliçaj të zgjidhet anëtar i Komisionit të Etikës. Ç’lidhje ka ky njeri me futbollin dhe përse duhet të jetë aty?! Këto janë gjëra të paprecedenta dhe të panevojshme”, u shpreh kreu i klubit durrsak.
I pyetur se përse kishte këtë qëndrim kaq të ashpër mbi ishnëndrejtorin e Përgjithshëm të policisë, Hasanbelliu foli prerazi:
“Ky njeri nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Kjo që ka ndodhur dje në Asamblenë e Zakonshme të FSHFsë është skandaloze! Nuk mundet që një njeri i tillë të jetë pjesë e atij Komisioni. Ky është njeri i policisë dhe jo i futbollit. Me sa duket e ka zgjedhur Duka, sepse propozimet për anëtarët i ka bërë ai. Është turp i Dukës që bën pjesë të futbollit njerëz të tillë pa identitet”, deklaroi presidenti i Teutës.