Analisti Ergys Mërtiri në një intervisë në Ora News foli për tensionet mes opozitës dhe mazhorancës dhe për betejën e opozitës për komisionet. Mërtiri u shpreh se Berisha po mbron veten duke kërcënuar me destabilitet.
“Për mua është e qartë që kjo betejë është për interesa të ngushta. Berisha e bën këtë sepse po sulmohet nga SPAK dhe kërkon të mbrohet politikisht nga një sulm që vjen nga një organ prokurorie.
Pra ai po kërcënon me destabilitet. Berisha po mbron veten duke kërcënuar me destabilitet. Rama vendos, populli është dele. Shqipëria pret cfarë nuk do nga Europa”, tha ndër të tjera Mërtiri./m.j