Zbardhen dëshmitë nga seanca me dyer të mbyllura për çështjen Beleri.
Në listën e dëshmitarëve ishte edhe Gligor Mëkuri, që u shpreh në gjykatë se puna e tij është të mbledhë kanoçe dhe as e kishte idenë se emri i tij ishte në listë.
Gligor Mërkuri: Unë mbledh kanoçe, nuk e dija që e kisha emrin në listë. Më thanë që të votoja për Belerin do më jepnin 100 mijë lekë.
Ndërsa për gruan dhe mamanë edhe njëqind të tjera. Lekët do m’i jepte Niko Panajoti që e kam të afërt të nënës. Ne nuk i morëm lekët sepse nuk votuam.
Matilda Mërkuri: Nuk kam dijeni që emri im ishte në një liste votuesish, Niko Panajoti me ka premtuar 200 mijë lekë (të vjetra) për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën./m.j