Prej pak mujash në drejtimin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinho) duket se ka nisur të mësojë edhe fjalët e para në shqip. Me një “Faleminderit” iu përgjigj ai ftesës së gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ ndërsa zbuloi se Shqipërinë e ‘zbuloi’ në vitin 2014, përmes Rei Manajt.
“Shiko futbolli është i cmendur. Në 2014 isha ndihmës i Mancinit te Inter dhe kisha në futbollist të ri aty rreth 17 vjec quhej Rei Manaj dhe Mancinit i pëlqente shumë dhe donte ta aktivizonte. Ishte një futbollist me të vërtetë I fortë dhe Mancini më tha ‘shiko, ai është shqiptar, ka teknikë, e gjuan shumë mirë topin, ka kurajo. Aty ishte hera e parë që unë dëgjova emrin e Shqipërisë”, u shpreh ai.
Por si erdhi oferta e FSHF, si arriti Armando Duka?
“Unë isha në Portugali dhe një ditë më vjen një ftesë për të shkuar në një darkë në Milano, me Presidentin e Federatësh Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Dhe unë thash patjetër mund të vi të flasim për futboll, unë kam jetur për 5 vjet në Milano. Bëmë një bisedë shumë të këndshme, folëm për futboll, e kuptova se flisnim të njëjtën gjuhë. Më pas, shumë shpejt mund të them, me eksperiencën që kam me kombëtaren e Brazilit, e dija shumë mirë se cfarë punë duhet të bëja.
Kam punuar nga 2016-2019 me kombëtaren e Brazilit, pasta jai më tha se filste italisht, në federatë më kuptojnë shumë mirë duke qenë se jam i fiksuar pas komunikimit, nëse flet me lojëtarin, me presidentin në mënyrë direkte, njerëzit të kuptojnë se është një shenjë e mirë. E pash se gjithcka ishte pozitive dhe e pranova këtë ofertë. Sigurisht ka edhe një anë tjetër, kam parë shumë futbollistë që luanin në Itali, jam konsultuar me trajnerë me stafin dhe pash se Shqipëria kishte një grup të mirë lojtarësh,” -rrëfeu Sylvinho për Real Story./m.j