Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari që u sulmua nga një Pitbull pasditen e 2 nëntorit.
Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni i racës Pitbull doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen Pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.
/f.s