Regjim privat e ka cilësuar Gazment Bardhi, urdhrin për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, ndërkohë që garda ka rrethuar kryesinë e kuvendit për të mos i lejuar të futen brenda. Në një deklaratë për A2 CNN, Bardhi akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla se e trajton Kuvendin si vilën e saj. Sipas tij, ajo është akuzuar gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Arsimit se merrte 3 mijë euro për çdo punësim.
“Regjim privat, i vendosin vetë rregullat, i ndryshojnë sa herë të duan. Nuk kam marrë asnjë shkresë është thjesht një urdhër verbal i kryetares së Kuvendit në shpërdorim detyre. E trajton kuvendin si vilën e blerë me paratë e korrupsionit. Është e vetmja ministre që është akuzuar nga kolegët e saj socialistë që çonte shoferin të merrte 3 mijë euro për çdo të punësuar në arsim. E ka të arrestuar shoferin. Dhe tani e trajton këtë godinë si 3 mijë eurot e punësimit në arsim, gjatë kohë së drejtonte Ministrinë e Arsimit.”
Bardhi theksoi se sot është është shfaqur para shqiptarëve fytyra e vërtetë e Ramës.
“Mund të mblidhen te vila e Linditës për të miratuar buxhetin. Te shtëpia e Linditës duhet të shkojë SPAK e BKH për të verifikuar ligjshmërinë e blerjes së asaj vile. Ju duket normale kjo?! Sot ne kemi shfaqur në sytë e opinionit publik kush është fytyra e Edi Ramës. Të vendosësh 50 gardistë për të ndaluar deputetët e opozitës tregon që jemi në një regjim.”
/f.s