• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen

by Mentor Kikia
11/03/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Ka ngjarje që kanë ndikuar në ndryshimin e historisë së njerëzimit. Në vitin 1783, gjykatësi londinez, Lord Mansfiled, po shqyrtonte çështjen “Zong”. Një anije e mbushur me skllevër, e nisur nga Liverpuli, kishte hedhur në det 133 prej tyre, pasi ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e kushteve të këqija të udhëtimit. Sipas praktikës, skllevërit ishin siguruar, si mall që ishin, dhe tregtari kërkonte dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve, duke thënë se skllevërit vdiqën. Çështja atë kohë mori shumë vëmëndje dhe përplasja mes kompanisë së sigurimit dhe pronarit të shkllevërve përfundoi në gjykatë. E kush mund të ngrihej kundër tregtarëve të skllevërve atë kohë? Ishte biznes i madh që po furnizonte me forcë pune, pa pagesë, tokën e re, Amerikën. Por gjykatësi Mansfiled lëshoi deklaratën e madhe në sallën e gjyqit: Le të bëhet drejtësia, edhe sikur qiejtë të përmbysen. Ai shpalli fajtorë tregtarët për hedhjen ne det të skllevërve, meqë ata ishin të sëmurë dhe në Amerikë nuk ua blenin. Dhe vërtet qiejtë u përmbysën. Ky ishte vendimi mbi të cilin, 3 vjet më vonë, parlamenti britanik miratoi ligjin për kufizimin e tregtisë së skllevërve dhe përmirësimin e kushteve të transportit. Mbi këtë vendim u frymëzuan më tej lëvizjet shoqërore e fetare kundër skllavërisë. Ishte shënuar fillimi i luftës për ti dhënë fund epokës së krimit më të tmerrshëm të historisë moderne të njerëzimit.

Atë kohë nuk kishte as makina, as teknologji, as kompjutera, as salla moderne gjyqi e as mikrofonë. Por zëri i fortë i një gjykatësi tregoi se drejtësia ishte mbi gjithëçka. Ai tregoi se një vendim gjykate është në gjendje të ndryshojë edhe rrotën e historisë, të frymëzojë shoqërinë për ndryshim. 230 vjet më vonë, në të njëjtin vend, qeveria i kërkoi një gjykatësi të ndikohej në vendimin e tij për një çështje që lidhej me luftën në Irak, motivuar “për arsye të sigurisë kombëtare”. Por gjykatësi tha: S’më duhet politika, unë jam gjykatës.
Shoqëri të tilla nuk kanë ecur mbi tapet të kuq në historinë e tyre. Kanë pësuar luftra e shkatërrime, kriza e shkëlqime, rrënime e ringritje. Por ajo që ka mbetur e shenjtë, ka qenë drejtësia.

Shembuj të tillë na vijnë ndërmend për t’iu referuar tashmë kur neve na mungon dhe po përpiqemi të ndërtojmë një sistem drejtësie të vërtetë, të barabartë, mbi gjithëçka e mbi të gjithë. Nuk ka asnjë dyshim se burimi i të gjitha të këqijave është pikërisht mungesa e drejtësisë. Ne sapo kemi bërë ligje për të dekriminalizuar politikën, për ta pastruar atë nga trafikantët, kriminelët dhe hajdutët. Po përpiqemi të bëjmë ligje për të shpëtuar demokracinë, për të mos lejuar shitblerjen e votës, si treguesi i shkallës së fundit të degradimit të demokracisë dhe shoqërisë bashkë. Po përpiqemi të luftojmë korrupsionin, por nuk arrijmë të dënojmë dot asnjë zyrtar të madh.

Ne akuzojmë për këto politikanët dhe përpiqemi ta zgjidhim me votë, duke ndërruar qeveritë kur na shkon thika në kockë. Por në vend të zgjidhjes thjeshtë zëvendësojmë të njëjtin mekanizëm me të tjerë aktorë. Fajtori kryesor këtu nuk është kryetari i partisë, as deputeti trafikant, as ai që e shet votën, por është mungesa e drejtësisë. Për fatin e keq, drejtësinë e munguar ne përpiqemi ta zëvendësojmë vetëm duke miratuar e ndryshuar ligjet. Pa kuptuar se problemin e madh e kemi tek ai që duhet të zbatojë ligjet, tek GJYKATESI. Neve na mungon ai që duhet të bërtase: Le të bëhet drejtësia, pa qiejt të përmbysen.

Botuar ne Gazeta Shqiptare

Next Post

Koreja e Veriut, fotografi jashtë “burgut” (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In