Është ndërprerë mbledhja e Komisionit të Ligjeve pas debateve mes deputetëve të pranishëm. Kjo situatë pasoi pas asaj që u krijua në ambientet e hyrjes së Kuvendit.
Deputeti Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Asllan Dogjani u kërkuan llogari kolegëve të mazhorancës se pse nuk reaguan për ndalimin e paprecedentë sipas tyre që iu bë deputetëve demokratë nga punonjësit e Gardës. Sula debatoi ashpër me deputetin Petro Koçi dhe kryetaren e Komisionit Klotilda Bushka.
Oerd Bylykbashi: I vetmi vend ku deputetët kanë imunitet për atë që thonë është këtu, jo në rrugë. Kështu që këtu duhet të jenë ata. Të jesh në zyrën e grupit parlamentar ku hyn te ndalimet që ka shkresa e Kuvendit?
Dashnor Sula: Turp i zi, turp i zi!
Petro Koçi: Mos u kruaj shumë me mua…
Dashnor Sula: Kruhem me ty e me kë të më dojë qejfi. Të kesh turp ti pra, se s’ke as moral.
Je hajdut, s’ke turp. Mbylle gojën, na mbyllni derën si qen aty.
Petro Koçi: Ça bëmë ne këtu që bërtet? S’ta mbylla unë derën.
Dashnor Sula-Bushkës: Ma gjej një rast që i është mbyll dera kështu deputetit. Më thuaj ça kam bo?! Më dhunove atje. Ti je kryetare, u thoshe hapni derën deputetëve.
Asllan Dogjani: Kjo me gjithë mend është e turpshme.
Klotilda Bushka: Është e pamundur të organizohet në këto kushte, ndërpritet mbledhja dhe për vijimin do të njoftoheni.
Njoftohet se kjo mbledhje do të zhvillohet online në orën 12:30.
/a.r