Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe kjo e hënë ka nisur me tensione mes opozitës e mazhorancës. Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, por nuk janë lejuar të futen në ambientet e brendshme. Garda ka penguar tentativën e deputetëve të opozitës, gjë të cilën ata e kanë kundërshtuar.
Deputetët e Berishës kërkuan të zhvillonin një mbledhje grupi. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë pritet të mblidhet online për të evituar përplasjet.
Gazment Bardhi: Më sillni vendimin e shkruar pse jemi përjashtuar
Ervin Salianji: Po na jepni leje të dalim të marrim ajër, të pimë ndonjë kafe. Pasi vodhët gjithë Shqipërinë, po vidhni dhe godinat.
Albana Vokshi: Një shkresë po kërkojmë, ça po bëni?!
Bledion Nallbati: Hape derën!
Ervin Salianji: Kanë vënë rregull që hyn ai që ka vjedh.
Ndërkohë që deputetët kërkojnë shkresën zyrtare të përjashtimit të tyre, kryedemokrati Sali Berisha flet nga brenda rrethimit të Kuvendit. Ai e quan këtë skenë një akt të turpshëm të regjimit të Edi Ramës.
“Ky akt i turpshëm, nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre, nuk mund të ndalohen të mblidhen me grupin e tyre. Ju bëj thirrje shqiptarëve që ndjekin këtë skenë, të kuptojnë se cili është regjimi i Ramës sot”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga debati:
“Kish e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?”, thotë Bardhi dhe Vokshi.
“Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda”, dëgjohet të thotë Berisha.
-Për ça i bën ato sy ashtu
-E ke personale ti mo, personale e keni, trim i madh ti
-Keni pirë raki ju?
-Është çmenduri
-Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë