Një 53-vjeçare është vënë në pranga nga Policia në Shkodër pasi ditën e sotme (04 Nëntor) përplasi për vdekje me automjetin e saj një 72-vjeçare ndërsa qarkullonte me biçikletë.
Mësohet se shtetasja me inicialet M.Ç., për shkak të dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i Policisë:
Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.
Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./m.j