Kryeministri Edi Rama, nga Fieri ku po zhvillohet Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste ka folur për daljen e Shqipërisë nga lista gri e taskforcës së veprimit financiar.
Rama tha se nuk është fundi botës të jesh në listën gri, por më e mira është të mos jesh sepse forcon reputacionin si shtet dhe lehtëson shumë qarkullimin e parasë.
“Para pak ditësh Shqipëria doli nga lista gri e taksforcës së veprimit financiar. Doli Shqipëria, hyri Kroacia dhe Bullgaria. Pra, nuk është fundit botës të hysh në listën gri, por është mirë sepse forcon reputacionin e vendit, rrit besueshmërinë dhe lehtëson shumë qarkullimin e parasë. Flasim për një vend që ka shumë ndërlidhje për shkak të emigrantëve dhe kërkesën për investime të investitorëve të huaj”, tha kryeministri.
Ndër të tjera Rama u ndal dhe te buxheti ku u shpreh se do të rishikojnë taksën mbi pagën për ta zbutur, ndërsa theksoi se asnjë taksë nuk do të rritet.
“Vijmë te buxheti. Vitin e ardhshëm ne do ta cojmë pagën mesatare 900 euro dhe mos harrojmë që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin për të cilin po flas është kokëfortësia e lekut. Vërtet e kemi cuar pagën minimale në 400 mijë lekë dhe krahasuar më parë kur ishte 300 mijë, është më shumë.
Nuk janë vetëm 400 milionë euro për pagat. Janë 250 milionë euro për pensionet të shtrira në dy vite. Sa herë flitet për pensionet është një dhimbje sepse akoma nuk dalin llogaritë për të bërë një kërcim më të lartë, sepse pensionet janë të lidhura me sigurimet. Nëse më parë sigurimet ishin një gropë, është shumë e vështirë të bësh atë që bën me pagat. Impakti në pensionet është më i vogël sepse numri i përfituesve është më i lartë, ama kjo është arta.
Buxheti prej 7 miliardësh, 33% e ka për mbrojtjen sociale. Nuk janë vetëm pension, por ndihma ekonomike, pagesat e papunësisë, ish të përndjekurit, ish pronarët dhe bebet. Këtë shtrirje të ,mbështetjes ky vend nuk e ka pasur asnjëherë më parë. Pastaj ata diskutimet jeni të majtë, janë muhabetet.
Mos harrojmë se jemi vend i NATO-së dhe për herë të parë Shqipëria ka 2% të buxhetit për ushtrinë. Asnjë taksë nuk do të rritet, asnjë. Jem ii vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me zero taksë dhe zero tvsh. Dhe ndërkohë jemi diskutuar që edhe nivelin e taksës mbi pagën të bëjmë një rishikim që nga rritja e pagave në nivelin e lartë. Do mundohemi të bëjmë një zbutje dhe të mbetet më shumë te ata që marrin pagën”, tha kreu i qeverisë.