Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, është kërcënuar me mesazhe në Facebook nga një shtetas me precedentë penalë, Ani Kristo. Këtë e ka bërë të ditur vetë Topçiu, në një bisedë me News 24.
Ai shtoi se e ka denoncuar rastin në polici dhe se ndihet i kërcënuar. “Kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ani Kristo është person me precedentë penal.”, tha Topçiu.
Policia e Korçës nisi procedimin penal si dhe shpalli në kërkim Ani Kriston, 28 vjeç, banues në Maliq, i dënuar më parë për vjedhje.