Moti i keq që pritet të godasë vendin tonë në orët në vijim pritet të shkaktojë problematika dhe në lundrimin e varkave të vogla dhe anijeve të peshkimit.
Për këtë arsye, Kapitaneria e Vlorës njofton se mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit janë ndaluar të lundrojnë nesër duke filluar nga ora 09:00, ndërkohë që nuk ka njoftim për bllokimin e trageteve.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht ndërsa, përmirësimi i situatës pritet pas orës 20:00 të datës 4 nëntor 2023.
/f.s