Chelsea po përgatit një revolucion të madh gjatë verës. Skuadra e Chelseat po kalon momente të vështira këtë edicion, ku është përshëndetur nga të gjitha garat dhe edicionin e ardhshëm do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.
Kjo ka alarmuar drejtuesit e skuadrës, të cilët pritet të bëjnë revolucion gjatë verës. Daily Express shkruan se, nga Chelsea do të largohen 10 futbollistë, ku i pari në listë do të jetë Eden Hazard, i cili ka rënie të madhe të formës.
Në listë po ashtu janë edhe Nemanja Matic, John Terry, Loic Remy, Oscar, Pato, Pedro dhe Radamel Falcao. Diego Costa pritet të kthehet në Spanjë te Atletico Madrid, ndërsa Willian pavarësisht paraqitjeve të mira, mund të largohet për një ofertë më të mirë, shkruan Express.