Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë zyrtari i lartë amerikan, i cili shkruan se është e mrekullueshme që të shohësh reformën në drejtësi teksa jep rezultate reale për popullin shqiptar.
Në një foto krah Dumanit dhe Yuri Kim, Jim O’Brein ka shprehur mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi, për të cilën thotë se është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është e mrekullueshme të shohësh reformën në drejtësi teksa jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE“, shkruan Jim O’Brein në “X”.
Altin Dumani i shoqëruar edhe nga prokurorët që po hetojnë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, prej disa ditësh po zhvillojnë takime në SHBA me DEA-n, FBI-n dhe insitutcione të tjera ligjzbatuese.
/a.r