Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.
Në një postim në Facebook ai shkruan se takimi u mbajt tre muaj e gjysmë pas takimit të tyre në Kretë të Greqisë dhe 14 vjet pas vizitës së saj të fundit në Kosovë.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është objektiv dhe proces historik për vendin tonë. Jemi të bindur që jemi në rrugën e duhur përveçse besojmë që e meritojmë të bëhemi shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare të kontinentit”, ka shkruar Kurti./m.j