Skandalet e lobimit, lidhjet me Vladimir Putin dhe fshehja e pronarëve të kompanive, kanë qenë tema e një artikulli të BBC.
Pjesë e këtij artikulli ku flitet për skandalet e lobimit përmendet edhe kryetari i Partisë Dmeokratike, Lulzim Basha, ku thuhet se ka paguar para për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas BBC skandali i këtij lobimi është se, Rusia ka shpenzuar 500 mijë dollarë për lobim për Lulzim Bashën dhe nuk dihet mënyra si janë transferuar këto para.
Në mars 2017, BBC shkruan se kompania ‘Biniatta Trade LP’, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të bënte një foto me presidentin e atëhershëm Donald Trump, e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare.
Tani kjo është një histori e vjetër në Shqipëri.
Ajo që është e re, është fakti se ata që e mbronin Lulzim Bashën kur u publikua kjo histori disa vvite më parë dhe të hidheshin në grykë nëse iu përmendje paratë ruse, sot e quajnë një skandal bombastik.
E risjellin si një “investigim bombë” të BBC, ndërkohë që është thjesht një histori e vjetër.
Një histori që i bën me turp, pasi e kanë mbrojtur publikisht dhe me pathos.
Tani, këta të dyfytyrë bëjnë sikur kanë zbuluar një skandal të madh.
Janë thjesht të neveritshëm, pasi sot, quajnë skandal, atë që dikur e kanë mbrojtur.
Vetëm se njerëzit nuk janë budallenj dhe pa kujtesë, si ata trushpëlarët që ndjekin nga pas Sali Berishën.
E dinë fare mirë historinë dhe kush i ka dalë zot asaj.
Janë pikërisht Berisha dhe ata që e ndjekin nga pas, që sot e denoncojnë si skandal./TemA