Me anë të një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e rithemelimit në Fier, Zamira Mernica ka njoftuar dorëheqjen e saj nga ky pozicion.
Ajo shprehet se demokratët u shitën ndërsa është drejtuar me një ton të ashpër kundrejt deputetit të zonës, Luan Baçi.
Reagimi i plotë
Përshëndetje miqë të dashur!
As për mua nuk është e thjeshtë të shkruaj këtë status sot!
Në zgjedhjet e fundit unë kandidova nën siglën e ALD për Këshillin Bashkiak Fier, për ti dhënë DR.Berishës këshilltarë më shumë, pasi shumë demokrat u zhgënjyen nga Koalicioni me LSI..
Pas hyrjes time në Këshillin Bashkiak kuptova shumë,kuptova se ne demokratet ishim shitur disa herë nga të tanët nderkohë që ne bënim luftë edhe për bukën e gojës edhe për të fituar tendera të “mëdhenjtë tanë”..
Në këshillin bashkiak LSI e formojë grupin e saj prej 4 personash, ndersa Rithemelimi ngeli me 3 këshilltarë dhe unë nën siglën e ALD dhe si rregull ne duhet të bashkoheshim dhe të formonim grupin tonë, por kjo nuk ndodhi..
Rithemelimi refuzoj të bashkohej nën siglën e ALD, pasi i kishte premtuar 1 prej këshilltarëve që kur të formohej grupi do të kalonte kryetar grupi Ilia FiLi këshilltari i dal nga BF ndersa unë të isha thjesht numer në Këshillë.
Deputeti Baci nuk u mjaftua me këtë por kërkonte këshilltar borxh nga parti të ndryshme vetem me mua mos të bashkohej.
Mos harro zoti Baci që i dole kundra vetes, sepse ke qën ti ai që ke firmosur me Ballin Kombëtar që të kishte këshilltar më shumë.
Ti e kishe me mua problemin nuk e kishe me ALD sepse ti vet je pjesë e saj.
Vendosa ta kapërceja dhe këtë për respekt të Doktorit, por nuk e kapëcej dot faktin që merresh me familjen time dhe sidomos me kujtimin e babait tim këtë nuk ta fal për asnjë.
Ti nuk ke as karakterin as burrerinë e babait tim, ti të lindesh dhe një herë nuk bëhesh si ai.
Nga ky status e mbrapa ti për familjen time nuk do e kesh me shancin ti mendosh jo më ti përmendësh se do përballesh me mua në cdo derë Gjykate.
Vendosa të them vetëm të vërtetën sic unë kam bërë gjithmonë si në jetën private dhe atë politike, sepse dua që ju ta dini arsyen e largimit tim.
Kam pritur minimumi që tmë kërkoni ndjesë për fyerjen që i keni bërë familjes time, 3 muaj por pritja ime nuk mund të jetë përgjithmonë.
Unë uroj dhe shpresojë që demokratet e Fierit të reflektojnë dhe mos të lejojnë të përdoren nga askush, të mendojnë për të mirën e tyre dhe për të familjes së tyre, jo për xhepat e Deputetëve që skan bërë gjë tjter kaq vite, përvec se kan blerë vila,hotele,resorte dhe kan siguar 7-8 breza mbas vetes së tyre.
Unë do vazhdojë të jem në Këshillin Bashkiak Fier, për të gjithë ata që më kan votuar unë e di ku i kam marrë votat,dhe do ju mbeshtes me cfare unë të kem në dorë dhe mundësi për të bërë për ju.
U ngjita për herë të parë në moshën 5-vjec në të njëjtin podium me Doktorin dhe kisha vetëm 2 karafila në dorë dhe po largohem pa asgjë! E trishtë, por e vërtetë! Me Respekt Zamira Mernica/m.j