Miliarderi rus dhe ish-ndihmësi i Presidentit rus Vladimir Putin ka vdekur në Washington, D.C., në dhomën e tij të hotelit nga të goditurat në kokë. Ekipi mjekësor tregoi pak lidhur me atë se çka ndodhi me 59 vjeçarin Mikhail Lesin, i cili u gjet pa ndjenja në muajin nëntor në hotelin Dupont Circle.
Lesin ishte burokrat që shërbeu si udhëheqës i Gazprom-Media, që sipas The Washington Post kontrollon shumicën e shtypit në Rusi. Ai raportohet se shërbeu si këshilltar presidencial nga viti 2004 deri më 2009.
FBI dhe Departamenti i Drejtësisë po e hetonin Lesin për mundësinë e pastrimit të parave. Rrethanat e vrazhda të vdekjes së tij nisën spekulimet se ai mund të ishte vrarë, megjithëse familja e tij u kishte thënë mediave ruse se ai vdiq nga ‘sulmi në zemër’.
Ekipi ekzaminues mjekësor gjithashtu kishte gjetur lëndime në qafën e Lesin, trup dhe ekstremitetet poshtme dhe të larta, por nuk e determinoi mënyrën e vdekjes, që do të qonin në shpjegimin e vdekjes së tij.