Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, do të rriten vitin e ardhshëm.“Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie”, ka thënë Balla.
Teksa prezantoi rezultatet e operacionit kombëtar “Tempulli” si dhe paketën ligjore për rritjen e sigurisë Ministri I Brendshëm, Taulant Balla, foli dhe për rritjen e standardit të jetesës të çdo punonjësi policie.
“Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirë përcaktuara”, u shpreh ai.
Ministri u ndal dhe te vetëpastrimi i radhëve të policisë nga elementet e inkriminuar. Balla tha se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet dhe po kryhen hetime komplekse nën drejtimin e SPAK apo prokurorive në rrethe./m.j