Opozita nuk duhet të qëndrojë më Kuvendin e Kosovës, ka thënë Fatmir Limaj në “Rubikon” të KTV-së, sepse nuk ka kuptim më.
“Gjëja e parë është largimi nga Parlamenti. Opozita duhet të tregojë se se në parlament ky regjim nuk e dëgjon opozitën, sikur nuk e ka dëgjuar popullin në protesta”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.
Ai ka folur edhe për deputetët që e kanë ndërruar mendimin gjatë votimit të Thaçit për president, por edhe për Gjykatën Speciale. Limaj ka thënë se nuk është standard dhe se nuk është normale që për 15 minuta të ndërrohet mendimi për votim.