Dhuna dhe mos lejimi i veprimtarisë parlamentare nga opozita në Kuvend, ishte çështja që u diskutua sot në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska tha se këto sjellje nuk i shërbejnë askujt dhe se deputetët kanë ngatërruar rolin e tyre. Sipas Përnaskës, lëvizja e grupimit të Rithemelimit s’ka pikë kauzë e morali.
‘Bardhi duhet të shkojë të organet përkatëse, pasi këto sjellje e të sillet nëpër korridore e parlamentit, sepse nuk i shërbejnë askujt. Duhet që retorika e dhunës t’i largohet realiteti shqiptar. Keni dëgjuar ndonjë që të propozojë ndonjë ligj të lidhur me problematika të caktuara. Çfarë po bëjnë ata nuk kanë lidhje fare me rolin e ligjvënësit. Nëse do të përfshihesh duhet të respektosh institucionin.
Duhet të bësh ligje në parlament dhe jo këtë lloj palaçjade duke krijuar tymnaja. Kanë ngatërruar vendin e punës. Nuk janë për aty dhe për mënyrën sesi duhet të funksionojë institucioni. Përfshirja e këtij brezi mungon brenda serës politike. Ata janë aty për interesa personale. Nuk kanë pikë kauzë pikë morali për të gjitha aktet që bëjnë aty. Unë jam e interesuar për produktin që japin.’- tha Përnaska./m.j