Deri më tani, shkaku i saktë i vdekjes së Matthew Perry mbetet i panjohur. Aktori i njohur u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm ishin një mbidozë substancash ose mbytje.
Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e para nga analizat toksikologjike të aktorit, të cilat treguan se në sistemin e tij nuk kishte fentanil apo metamfetamin, 2 barna me recetë që u gjendën në shtëpinë e tij.
Për momentin, “rezultatet e hershme përjashtojnë një mbidozë me metamfetamine ose fentanyl si shkak të vdekjes”, raporton TMZ.
Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe po bëhet autopsi.
/f.s