Një çift ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë nr 3 në Tiranë se ishin larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 10 dhe 8 vjeç
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç.Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore informoi sot policia e Tiranës.
/f.s