Ushtarët rusë që po luftojnë në Ukrainë po përballen me një tjetër problem të madh, këtë herë me brejtësit. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video, ku shihen minjtë që po i shkaktojnë problem ushtarëve të Putinit.
“Problemi i rusëve me minjtë në istikame është i madh, dhe është rritur akoma më shumë në javët e fundit me rënien e temperaturave”, thuhet në një postim të OSINTtechnical në rrjetin social X (ish-Twitter).
Në postim janë publikuar pamjet prej 19 sekondave, ku shihen tufat e minjve duke vrapuar në një shtrat të drurit i ndërtuar në istikame.
The Russian trench rat/mice issue is a fairly serious one that reportedly really went downhill over the past few weeks as cold weather set in. https://t.co/9fgatxh2EK pic.twitter.com/OA9PM9P2g2
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 27, 2023
Mediat e huaja raportojnë se nuk dihet se ku dhe kur është filmuar kjo video, kurse për këtë problem janë dërguar kërkesa për informacion edhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Disa orë para publikimit të kësaj videoje OSINTtechnical, në po të njëjtin rrjet social ka publikuar fotografinë e miut të ngordhur pranë një kallashnikovi me komentin: “Duket se në Donetsk kanë punë me brejtësit e madhësive të pazakonta”.
/a.r