Në Greqi është ngritur alarmi për zhdukjen e një 29-vjeçari shqiptar. Mediat dhe policia greke kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit Angjelo Avdiu, baba i një fëmije, nga zona e Bartholomios Ilias.
Sipas informacioneve, i riu është parë për herë të fundit mëngjesin e së dielës dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim nga të afërmit e tij. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 29-vjeçari ka lënë në shtëpinë ku banonte të gjitha sendet e tij personale , si paratë dhe celularin, çka tregon se e ka të vështirë të jetë larguar nga zona.
Në kushte të tila sot është bërë denoncimi dhe janë publikuar të dhënat e tij me kërkesë të familjes, pasi mund të ketë arsye që i vënë në rrezik jetën.
Avdiu ka gjatësi 1,85 m, ka peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të zinj. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me Drejtoritë e Policisë në Greqi si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen e tij.
/a.r