Bllokimi i seancës dhe kaosi dje në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për 7 deputetë mbështetës të Sali Berishës.
Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati” thuhet ndër të tjera.
Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve
Gazmend Bardhi,
Bledion Nallbati,
Flamur Noka,
Edi Paloka,
Albana Vokshi,
Saimir Korreshi
Lefter Geshtenja