Taulant dhe Granit Xhaka nuk janë të vetmit vëllezër nga Kosova që do t’i përfaqësojnë dy vende në Kampionat Evropian, shkruan Zëri. I pari do të luajë për Shqipërinë e i dyti për Zvicrën, në evenimentin që do të mbahet në Francë gjatë muajit qershor.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur me vëllezërit Shala, në mundje. Edon Shala e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po mbahet në Letoni, kurse vëllai i tij, Egzon Shala, e përfaqëson Shqipërinë. Të dy garojnë në 97 kilogramë, referon Zëri.