Një grup shkencëtarësh janë duke sfiduar mitin se, një dietë e ulët me kripëra është më e mirë për shëndetin tuaj. Në një studim të ri, një ekip i ekspertëve nga Universiteti Columbia gjetën se ka dy opinione të ndryshme lidhur me këtë çështje – ata që besojnë se me reduktimin e kripës në ushqim, do të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të popullsisë dhe ata që bëjnë të kundërtën.
Konsumimi i kripës është bërë një nga pikat kryesore të këshillave dietike në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit, dhe në SHBA ai ka arritur në pikën ku në Nju Jork, është e detyruar me ligj që restorantet të paraqesin përmbajtjen e kripës në ushqimin e tyre.
Por, do të habiteni kur të mësoni se, vetëm 54 për qind nga 269 raporte akademike, ishin në favor të një hipoteze për reduktimin e kripës. Pjesa tjetër, 33 për qind arritën në përfundimin se duke reduktuar kripën, nuk ka asnjë ndryshim në shëndetin afatgjatë, ndërsa 13 për qind ishin jobindës. Kjo nuk do të thonë se nuk ka shumë prova që lidhin konsumin e kripës me presionin e lartë të gjakut me kalimin e kohës.
Por, Ludovic Trinquart arriti në përfundimin se: “Ne thjesht nuk gjetëm prova definitive se reduktimi i kripës ul rrezikun për sulme në zemër ose goditje për njerëzit me presionin normal të gjakut”.