70-vjeçari me iniciale M.N. është proceduar penalisht pasi zjarri që ka ndezur në tokën e tij për djegien e mbeturinave është bërë shkak për përhapjen e flakëve dhe djegien e një sipërfaqe toke me barishte në fshatin Novosej.
“Ky shtetas iu ka vënë zjarrin disa mbeturinave, në tokën e tij, në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte”, njofton Policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ju bën apel qytetarëve që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
/a.r