Deputeti i PS Blendi Klosi dhe ai i PD Flamur Noka debatuan në emisionin Now lidhur me aksionin e opozitës sot në Kuvend që përfundoi në konfrontim fizik me0 deputetët e mazhorancës.
Noka, duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla si ‘Linda e Parlamentit’, tha se ajo është turpi i parlamentarizmit në 33 vjet.
Klosi e cilësoi të papërshtatshme gjuhën e përdorur nga Noka, duke i sugjeruar që të përdorë një gjuhë më etike ndaj kryetares së parlamentit.
“Lindita Nikolla, edhe si burrë malësie që je, ne e njohim njëri-tjetrin jashtë kamerës, e di që nuk je kjo që thua, je burrë xhentil. Ajo është kryetarja e parlamentit, nuk mund t’i drejtoheni kështu. Ky është opinioni juaj dhe ka pak rëndësi ka”, tha Klosi./m.j