Komediani dhe ish-skenaristi i “Saturday Night Live” Kevin Brennan ka bërë një koment aspak të hijshëm për vdekjen e aktorit Matthew Perry, lajm që tronditi të gjithë adhuruesit e “Friends” dhe jo vetëm.
Komediani vuri në dukje mënyrën se si ndërroi jetë aktori në vaskën e shtëpisë së tij, duke shprehur që me sa duket i ishte dukur argëtuese.
“I mbytur në vaskë. Haahahah”,- shkruan ai, teksa publikoi lajmin.
Ai është përballur me kritika të shumta nga njerëzit, pasi statusve të tij në ‘Twitter’, ku u tall me vdekjen e aktorit. Pas kritikave të shumta të njerëzve, ai u shpreh: “Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”.
63-vjeçari provokoi sërish njerëzit me një postim të tretë, duke u pyetur nëse është bërë sërish trend në X.