Opozita ka krijuar sërish kaos në Kuvend. Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj po mban fjalën e saj nga vendi deputeti i PD Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe shihet teksa flet i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj.
Noka shihet teksa i bie tavolinës dhe nuk rresht së thëni “turp, turp”.
Pranvera Resulaj: Kjo është fotografia sa herë që ka një sukses nga mazhoranca. Samiti i Berlinit në Tiranë. Non grata në hall të madh.
Sa herë që kemi lajme të mira. Sa herë duhet ët flasim për problemet e qytetarëve, kemi këtë fotografi.
Samiti i Berlinit në Tiranë, Shqipëria në gjithë faqet e gjithë vendeve të Evropës
Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi.
Sa herë që Non -grata ka halle, aq herë ju vini dhe zaptoni foltoren./m.j