Igli Meta, autori i vrasjes së bashkëkombasit të tij Ismail Lulit para disa muajsh, në Itali, i ka dërguar një letër ndjese nënës së shokut të tij shqiptar që mbeti viktimë e xhelozisë së tij. Sipas mediave italiane, në letrën dërguar nënës së viktimës, ai kërkon falje për krimin e kryer. “Ai e ka shkruar letrën gjatë natës së dytë të qëndrimit në burg pas arrestimit”,- tha avokati i tij.
Meta, i cili ka pranuar vrasjen, në 19 korrik të vitit të kaluar vrau me thikë, pothuajse duke i prerë kokën shtatëmbëdhjetë vjecarit Ismail Luli, pasi e kishte marrë në pyetje në lidhje me raportin që kishte shqiptari me ish-të dashurën e autorit, Ambera Saliji, shtetase maqedonase kjo e cila deri më tani nuk është hetuar për rolin që mund të ketë pasur në krim.