Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka deklaruar se Edi Rama kërkon që të asgjësojë opozitën, ndërsa e krahasoi atë me diktatorit Enver Hoxha.
Berisha tha se nëse Hoxha e rrëzoi opozitën me plumba, Rama pavarësisht përpjekje të tij, (jo me plumba), nuk ia ka dalë sipas ish-kryeministrit.
“Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje…
“Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengut. Ky i fundit shiti zgjedhjet dhe dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës për bashkëqeverisje.
Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg. Por si ta pranoja këtë pazar me Ramën?
Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollën më ’90. Pasi refuzova këtë propozim, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës.
Ky pazar me Edi Ramë do të ishte vdekja e opozitës, firmosja e shkatërrimi i kombit. Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që shembën diktaturën.
Nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit . Ky është zotimi ynë para të gjithë demokratëve shqiptarë”, tha Berisha./m.j
Pa firemen tande kontrata e Lulit nuk realizohej