Ndoshta lulet kanë filluar tek-tuk të lulëzojnë, por na lini t’u kujtojmë që teknikisht është ende dimër. Vetëm pak kohë më parë, bora mbuloi thuajse të gjithë vendin pa llogaritur ulje-ngritjet e vazhdueshme të temperaturave të cilat janë të mjaftueshme për të kompromentuar sistemin tonë imunitar.
Por kur vjen puna tek industria e modës gjërat kanë ritëm frenetik, modelet duhet të jenë gjatë gjithë kohës në formë sidomos gjatë javëve të ndryshme të modës, sfilatave, sesioneve fotografike etj. Ndërsa i shohim dhe në evente të ndryshme pyetja që kemi është: si ia bëjnë që qëndrojnë kaq në formë? Siç dhe rezultoi, të ruash shëndetin dhe lumturinë pavarësisht kohës, zonës, orëve të punës, ka disa sekrete që nga supa ruse deri tek pijet e ndryshme.
Modelet ndajnë me ne mënyrat e tyre të mbrojtjes nga i ftohit dhe gripi sezonal.
Irina Shayk
“Ha shumë supë. Jam nga Rusia dhe jam lindur e rritur në borë. Mëngjesi rus është supa. Nëse nuk e pëlqeni supën në mëngjes, pini çaj të ngrohtë me mjaltë dhe mente”
Lily Aldridge
“Pijet me xhenxhefil janë kaq të mira për imunitetin. Kam marrë tre deri tani. Gjithashtu e përdor xhenxhefilin për të mbajtur sëmundjen larg”.
Sarah Brannon
“Kur jam sëmurë, e evitoj kafen tërësisht. Më bën të ndihem më keq. Në vend të kafes, në mëngjes pi një lëng. Zakonisht përdor lakër jeshile, mollë, ananas, selino, limon dhe xhinxher. Më jep energji gjatë gjithë ditës. Sigurohem gjithashtu që të konsumoj perime dhe proteina në masën e duhur. Nuk më pëlqen të dal jashtë për të ngrënë. Më pëlqen të rri në shtëpi dhe ta gatuaj vetë darkën”.
Madison Stubbington
“Pi shumë ujë dhe më pëlqen të mendoj që kafja më ndihmon. Përpiqem të fle sa më shumë gjumë dhe mbaj gjithmonë doreza kur dal. Kam blerë disa ngrohës duarsh që i mbaj poshtë dorezave. Ndjej që nëse gishtat e mi ftohen, do të sëmurem. Është një gjë e çuditshme, por kështu e ndjej!”
Isabella Emmack
“Kur ndjehem sëmurë mendoj vetëm për ujë dhe lëngje. Më pëlqen lëngu i shalqinit, është më i miri”.
Shije