Rrëzohet kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.
Vendimi i dha nga gjyqtarja e GJKKO Flora Hajredini.
Kujtojmë se kanë qenë avokatët e Sali Berishës që kanë depozituar ditën e sotme (26 tetor) kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka.
“‘Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka’, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”, shkruhej në kërkesën që sot GJKKO e rrëzoi.
Më herët sot Berisha tha se kërkesa është bërë gjykatësja me “urdhër të Ramës po kërkon të krijojë një precedent, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj”.
“Absolutisht asnjë kërcënim ndaj gjyqtares Irena Gjoka, por ajo me urdhër të Ramës po kërkon të krijojë një precedent të tmerrshëm që nuk ka ndodhur kurrë, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj. Ky është mercenarizëm ekstrem, nuk shkruhet Kushtetuta, por zbatohet. Asnjë ligj, asnjë person nuk mund të dalë mbi Kushtetutën”, tha Berisha.
Gjykata ka caktuar avokatët kryesisht Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati për procesin ndaj Berishës.
Ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndaj Berishës janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”./m.j