Gazetari Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në dyert e SPAK do të shkojë ish-presidenti Ilir Meta.
Sipas gazetarit mjaftojnë faktet që janë bërë publike deri më tani, si video-incizimi i bërë nga ish ministri Dritan Prifti, që ish-presidenti Meta të arrestohet, e sipas Zekës, çdo gjykatë perëndimore do e dënonte minimumi me 15 vite burg.
“Jam shumë i bindur 90% se do të vijë ilir Meta. Edhe po ta lëmë SPAK-un mënjanë, ne si gazetarë kemi me dhjetëra fakte që Ilir Metën me sy mbyllur e çojnë para drejtësisë shqiptare.
Mjafton ta merrni dhe ta ritransmetoni çdo fjalim të Berishës në drejtim të Ilir Metës, dhe të Ilir Metës ndaj Berishës, ku i tha në parlament që unë nuk e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin, e kam dhënë njëherë.
Merrni edhe video-incizimin e ish-ministrit Dritan Prifti, transmetojeni dhe shikoni se vetëm prej atij video-incizimit, Ilir Meta mund të arrestohet, mund të dënohet dhe çdo gjykatë perëndimore do të dënonte minimumi 15 vjet”,-tha Milaim Zeka./m.j