Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se përse Duçka është thirrur nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se emri i Duçkës u përmend gjerësisht lidhur me çështjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e Nju Jorkut, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Shqipërinë.
Duçka është një ndër personat e përmendur në dosjen amerikane të arrestimit të Charles McGonigal.
/f.s