Në një njoftim zyrtar, GJKKO thotë se me me kërkesë të Prokurorisë me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, gjykata ka vendosur që të zëvendësojë avokatin kryesisht, Artan Simonin për mbrojtjen e ish-Kryeministrit Berisha me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet.
Seanca për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për t’u zhvilluar ditën e nesërme, 26 Tetor në orës 10:00.
Sjellim në vëmendje se vetëm pak orë më parë, GJKKO bëri me dije se nga ana e mbrojtësve, avokat Sokol Mëngjesi dhe avokat Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.
Në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u larguan nga salla e gjyqit, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të Sali Berishës, i cili qëndroi në këtë detyrë vetëm për pak orë.
Nuk janë të qarta motivet që çuan në marrjen e një vendimi të tillë nga ana e gjykatës për zëvendësimin e avokatit kryesisht për mbrotjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Njoftim i Gjykatës së Posaçme:
‘Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokat Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 e paradites’.
Ky vendim erdhi pasi djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, denoncoi qëndrimin e mbajtur nga avokati Simoni, i cili dy ditë më parë, në një status në Facebook fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.
“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen Berisha, ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit:
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit./m.j
Po kthehemi 33 vjet mbrapa .Bravo kamunista me mjeker .Mire na i beni kur populli eshte vene ne gjume.