Për të tretën ditë radhazi, Sali Berisha po përpiqet të marrë atributet e Gjykatës dhe të vlerësojë vetë, nëse vendimi i Gjykatës Speciale për ndalimin e lëvizjes së tij jashtë shtetit është shkelje e Kushtetutës.
Berisha përpiqet t’i referohet nenit 73 të Kushtetutës, pikës 2, ku thuhet se “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”.
Berishës as i është kontrolluar pasuria, dhe as nuk është arrestuar. Atij i është hequr pasaporta dhe kjo mbështetet nga Neni 27 i Kushtetutës, pika 2, gërma c, e cila thotë:
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;
Pra është në tagrin e Prokurorisë dhe Gjykatës të vlerësojë se Berisha ka mundësi të largohet nga vendi pas marrjes i pandehur dhe t’ia kufizojë këtë liri që e ka të mbështetur në Kushtetutë, pikërisht në nenin 27 të saj.
Madje dhe dhëndri ne aeroport ju kap.
Nga ana tjetër, SPAK disa muaj më parë ka bërë kontroll banese në dy shtëpitë e pretenduara të Arben Ahmetaj.
Në njërën prej këtyre shtëpive, Arben Ahmetaj jetonte me partneren e tij dhe është logjike të konsiderohet shtëpi me imunitetin e deputetit.
Por SPAK jo vetëm që bëri kontroll banese, por dhe u vuri sekuestron atyre pasurive, por edhe Ahmetaj e humbi aneksen në gjithë shkallët e gjykatës.
Përse për Berishën qenka shkelje ligji një e drejtë e bazuar në Kushtetutë në Nenin 27, që ndërlidhet me Nenin 73 dhe që ka të bëjë vetëm me kufizimin e lëvizjes, ndërsa për Arben Ahmetaj është e ligjshme dhe kontrolli, dhe sekuestrua e banesave pa autorizim Kuvendi, dhe madje i ka humbur ankesat në tre shkallë gjykate?
Për më tepër Berisha nëse e ka këtë pretendim, të ndjekë atë rrugë që ndoqi Arben Ahmetaj dhe ta ankimojë vendimin dhe jo të fshihet në banjë sa herë i troket polica në derë.
TemA