Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore.
Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 9 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike.
Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë: 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara; 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 6 për përdorim të xhamave të errësuar; 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha; 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve; 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; 145 për parakalime të gabuara; 5314 për parkime të gabuara.
Janë bllokuar 6 automjete për: detyrime të pashlyera; mungesë dokumentacioni; verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
/a.r