Një automjet ka aksidentuar një 56-vjeçare që lëvizte me biçikletë, në Shkodër. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të mërkure, në lagjen “Tre Heronjtë”. 56-vjeçarja u dërgua në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r