Një debat i ashpër është zhvilluar në A2 CNN mes avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe analistit Lorenc Vangjeli, për çështjen e hapur nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe vendimit për kufizimin e lëvizjes së lirë për ish-kryeministrin dhe masën detyrim paraqitje.
Sipas avokatit të Berishës, klienti është njohur nga mediat për këtë çështje dhe ka pretendime ligjore për shkeljen e kushtetutës nga SPAK, e cila duhet të kalonte në Kuvend për të vijuar më pas me masat.
I ashpër ishte reagimi i analistit Vangjeli i cili u shpreh se Berisha ka gabur rëndë politikisht me këtë çështje, duke e akuzuar atë se po fshihet pas labirintheve procedural.
Vangjeli shtoi se Berisha e ka detyrim përpara votuesve të tij që të përballet me drejtësinë, teksa shtoi se dhe njoftimi i radikalizimit të aksioni opozitar është bërë me tendencë 3 ditë përpara se të shpërthente çështja “Partizani”.
/f.s