Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka folur për aksionin e Policisë së Shtetit për kapjen e personave në kërkim.
Balla përmes një postimi në Facebook, përgëzon aksionin e efektivëve ndërsa shton se do bëhet gjithçka që “kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet me vendosmëri.”
Ministri shkruan se “Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.”
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri. Përgëzoj aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
LEXO EDHE: Aksion për kapjen e personave në kërkim, policia dhe FNSH “blindojnë” Elbasanin
Më herët ditën e sotme një aksion i policisë i asistuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u zhvillua në Elbasan me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Mësohet se blutë e qytetit të Elbasanit kanë zbarkuar në tregun agroushqimor, por kanë zhvilluar kontrolle edhe ne disa banesa.
Ende nuk ka detaje të hollësishme nga operacioni policor, ndërsa pritet që në orët në vijim të jepen të tjera informacione./m.j