Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës. Mësohet se seanca për ish-kryeministrin është vendosur për ditën e nesërme në orën 14:30.
Kujtojmë se seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe u prit të riniste sot n orën 18:00, pasi siç raporton gazetarja Klodiana Lala, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.
Po ashtu mësohet se edhe avokati Sokol Mengjezi ndodhej në gjykatë me prokurë të posaçme në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha.
Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani./m.j
Më vjen keq për këdo që i drejtohet 313-tës. Edhe për S.Berishën,se njeri është dhe ai. Ama çfarë më ka mësuar jeta, është se po të rrëshqasë këmba,sikur dhe i bukuri i zoti i dheut qofsh,rraca njerzore të shkel me këmbë. Pra kot mundohet,këmba rreshqiti,nuk mbahet më. Rrëzimi është i padiskutueshëm. Vetëm të ketë shëndet. Jeni shumë që e keni pritur këtë ditë. Ecni mbi të tani.