Fluturime të pezulluara, rrugë të bllokuara, shkolla dhe zyra të mbyllura në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë regjistruar reshje dhe erëra me kapacitete rekord.
Gjithë aktivitetet e përditshme janë ndërprerë në Abu Dhabi, ku erërat dhe shiu kanë rrëzuar pemë dhe kanë rrënuar objekte.
Më shumë se 250 aksidente rrugore janë regjistruar deri në mesditë siç raportojnë mediat lokale.