Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për akuzat e drejtësisë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij.
Ish deputeti Luçiano Boçi, është pyetur nga Ylli Rakipi se përse e gjithë Foltorja është rreshtuar në krah të Berishës duke e mbrojtur atë, pa parë ende provat e SPAK.
Boçi e konsideroi procesin ndaj Berishës, një goditje politike.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ju jeni njeri i rëndësishëm i pjesës së Berishës në PD. Zoti Boçi, pse është rreshtuar partia në mbrojtje të Berishës dhe dhëndrit të tij menjëherë? Ju, i keni parë provat ndaj Malltezit dhe Berishës, që jeni të bindur se kemi të bëjmë me goditje politike?
Luçiano Boçi: Atashimi nuk ka të bëjë, për shkak se nën akuzë është një drejtues, por akuza, në mënyrën si është ndërtuar dhe paracaktuar, është politike. Dëgjova argumenta në studio, por për çështjen e ndikimit të paligjshëm, në ndryshimin e ligjeve, janë dy ligje dhe një VKM. Ndryshimet ligjore, është e vërtetë që propozohen nga ministri dhe sillen në Parlament me firmën e kryeministrit.
Ylli Rakipi: Dakord, ju jeni të bindur që kjo është politike? E kuptoj mbrojtjen që i bën Berisha vetes, po ju ç’punë keni? E quani politike?
Në çdo vend normal, kur ka një akuzë nga drejtësia, politikani jep dorëheqjen dhe partia nuk përzihet me punët e drejtësisë. Ju pse e bëni këtë? U krijua një mbrojtje si me trupa…
Luçiano Boçi: Pse jemi ne? Nuk është vetëm emri por goditja e forcës politike. Lobimi i pistë ndërkombëtar, mbajtja pezull e statusit të PD, dhe lufta ndaj opozitës për eleminimin e saj, goditja e atij që e mban fortë opozitën. Këtu mos më bëj krahasime me vendet europiane, nuk ndodh kjo në vende europiane. Pse pretendojmë se kemi të drejtë? Nuk e kemi dhënë argumentin e Sejaminit, që kryeministri nuk mban përgjegjësi për ligjet, sepse është vendim kolegjial. Po të kishte ndikim të paligjshëm, Parlamenti do të ishte shprehur.
/a.r
Boci mbaji uturakun sales yp foltorja nevojtorja.